Daja merr Ballkanin

Futboll

Daja merr Ballkanin

Nga: K.G. Më: 5 janar 2022 Në ora: 13:31
Daja

Ballkani nga Theranda me kryetrajner të ri. Një emër i njohur i futbollit shqiptar merr Ballkanin, e kush tjetër përveç Ilir Dajës. Ballkani synon me Dajën titullin e parë në histori të ekzistimit të klubit.

“Sot në ambientin e stadiumit të FC Ballkanit klubi ka arritur marrëveshje me Trajnerin nga Shqipëria Ilir Daja. 

Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Ilir Daja të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Artim Pollozhani do të jetë ndihmës i tij.

Kryetrajneri i ri i Skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Tiranë , ku drejtonte klubin e Partizanit. 
Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”,
njofton Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat