PSG-ja e gjen zëvendësuesin e Mbappes

Futboll

PSG-ja e gjen zëvendësuesin e Mbappes

Më: 12 janar 2022 Në ora: 13:28
PSG-ja e gjen zëvendësuesin e Mbappes

Siç raporton “Times”, Paris Saint-Germain ia ka vënë syrin Marcus Rashford, sulmuesit të Manchester United.

Anglezi është një nga alternativat për të zëvendësuar Kylian Mbappé, e ardhmja e të cilit duket gjithnjë e më e largët nga Parisi.

Kontrata e Rashford skadon në vitin 2023, por PSG është gati të formulojë ofertën e vet gjatë merkatos së verës.

24-vjeçari anglez po përjeton një sezon të komplikuar, në të cilin ka shënuar 3 gola në 15 ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat