Depay mungon edhe këtë javë

Futboll

Depay mungon edhe këtë javë

Më: 22 janar 2022 Në ora: 18:17
Memphis Depay

Barcelona do të jetë pa shërbimet e Memphis Depay edhe këtë javë.

Katalanët, pas eliminimit nga Kupa e Mbretit, do të kenë vëmendjen kryesore në La Liga, për të siguruar pozitën për Champions League.

Barcelona luan këtë fundjavë kundër skuadrës së Deportivo Alaves, në kërkim të tri pikëve.

Për këtë ndeshje, sipas ‘AS’, Barcelona do të jetë pa shërbimet e sulmuesit holandez, Memphis Depay.

Depay ka stërvitur individualisht sot, por përkundër tij, lajme të mira vijnë nga Pedri Gonzalez.

Pedri ka stërvitur me grupin dhe pa ndonjë problem. Shqetësimet ishin të mëdha në raport me të, pasi u largua në formë obligative pas një lëndimi gjatë ndeshjes ndaj Bilbao.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat