Tomori në luftë me kohën

Futboll

Tomori në luftë me kohën

Më: 26 janar 2022 Në ora: 12:27
Tomori në luftë me kohën

Fikajo Tomori vijon luftën me kohën. Pas operacionit në menisk anglezi po punon me fizioterapistët për t’u riaftësuar në kohë rekord.

Në raste analoge, shërbimi kërkon 30-40 ditë çka do të thoshte që mbrojtësi të jetë gati rreth mesit të shkurtit në rastin më të keq.

Sipas Stefano Piolit, prania e Tomorit kundër Interit është në dyshim të madh, megjithatë, me aq probleme sa ka Milani i lejohet të shpresojë. Aq më tepër që edhe Romanjoli nuk është në gjendje ideale.

Kapiteni doli duke çaluar nga fusha pas vërshëllimës së përfundimit të ndeshjes me Juven. Asgjë serioze, por ngurtësimi muskulor në kofshë është diçka që duhet monitoruar.

Nën monitorim edhe Zlatan Ibrahimoviç. Sulmuesi u dëmtua ndaj Juves dhe u pa me akull në tendinën e Akilit. Për fat nuk është ajo e dëmtuar pak muaj më parë, megjithatë rikuperimi i tij do të vlerësohet ditë pas dite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat