Tottenham Hotspur është në kontakte direkte...

Futboll

Tottenham Hotspur është në kontakte direkte...

Më: 28 janar 2022 Në ora: 17:19
Tottenham Hotspur është në kontakte direkte...

Skuadra londineze Tottenham Hotspur është në kontakte direkte për sulmuesin anësore Dejan Kulusevski, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Raportohet se Tottenham ka propozuar një marrëveshje huazimi për yllin suedez, ndërsa Juventusi dëshiron të përfshijë edhe opsionin me të drejtë blerje, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, Tottenham ka shprehur interesim edhe në mesfushorin Rodrigo Bentancur, për ta transferuar atë në Londër në formë huazimi, por gjigandi italiani e ka refuzuar këtë ofertë.

Që prej transferimit te Juventusi, Dejan Kulusevski ka arritur të bëjë 74 paraqitje për gjigandin italian, duke regjistruar nëntë gola dhe 10 asistime mbi emrin e tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat