Kritika e trajnerit

Futboll

Kritika e trajnerit

Më: 29 janar 2022 Në ora: 17:16
Kritika e trajnerit

Trajneri kombëtares italiane U21, Paolo Nicolato, ka kritikuar ashpër Serinë A:

“Është e drejtë që fusha të ketë gjithmonë fjalën e fundit. Duhet ta ndryshojmë futbollin italian. Duhet të vendosen disa rregulla për të aktivizuar më shumë lojtarë italianë”, ka thënë Nicolato për Corriere dello Sport.

“Do të duhet të reflektojmë dhe të gjejmë mënyrë për të prodhuar më shumë lojtarë italianë cilësorë. Duhen gjetur shumë shpejt disa zgjidhje, përndryshe e ardhmja e futbollit italian do të jetë e vështirë.

“Seria A, sot, është një kampionat i huaj dhe jo italian që luhet në Itali. Çdo të diel ka vetëm dy ose tre italiane titullarë në skuadra dhe kjo nuk është e mundur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat