Pique me tone të ashpra

Futboll

Pique me tone të ashpra

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 11:37
Pique me tone të ashpra

Sa herë që flet Gerrard Pique bën zhurmë. E nuk kishte se si të ndodhte ndryshe edhe këtë herë.

Mbrojtësi i Barcelonës ka qenë i ftuar nga miku i tij Ibai Janos në “Twich”, ku ka folur për temat kryesore në realitetin e Barcelonës. Ai ka dhënë mendimin e vet dhe për temën e shumëpërfolur të Dembelesë, teksa ka lëshuar jo pak akuza ndaj personave pranë presidentit Laporta.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nëse do të kandidoj apo jo. Por nëse do të isha president i Barcelonës do të bëja disa ndryshime rrënjësore. Në radhë të parë do të merrja me shkelma disa maskarenj që qëndrojnë aty rrotull në klub pa bërë asgjë.

Është krijuar një ambient toksik aty rreth e rrotull që vetëm dëmton klubin.

Do t’i përzija vërtet, me shkelma by… Nga ana tjetër do të bëja shumë përpjekje për ta modernizuar klubin”, ka thënë Pique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat