Tension te Real Madridi

Futboll

Tension te Real Madridi

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 13:32
Tension te Real Madridi

“Nokauti” i Real Madridit në Paris rrezikon të ketë pasoja të rënda. Siç raporton “Sport”, presidenti Florentino Pérez u inatos jo aq për humbjen se sa për mënyrën se si skuadra e tij vuajti presionin e Paris Saint-Germain gjatë gjithë ndeshjes.

Një paraqitje para gjithë botës, e cilësuar si jo e denjë për Real Madridin.

Pak rëndësi ka që skuadra është e para në renditjen e La Liga-s. Carlo Ancelotti nuk është në rrezik menjëherë, por eliminimi që në 16-she të Ligës së Kampionëve do ta sabotonte për sezonin e ri.

Në një situatë të tillë, italiani nuk do të konsiderohej i përshtatshëm për të nisur një projekt të ri. E përditshmja katalanase thekson se “Carletto” ishte zgjedhje e improvizuar e Florentino Perez, pas vështirësive të hasura për të marrë Pochettino dhe Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat