Ronaldo zgjedh pasardhësin

Futboll

Ronaldo zgjedh pasardhësin

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 15:09
Ronaldo zgjedh pasardhësin

Po mahnit Francën dhe të gjithë Europën me lojën e tij dhe të gjithë po e mbajnë frymën për të kuptuar se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Po flasim për Kylian Mbappe, ylli i ri i PSG-së, fati i të cilit është akoma i paqartë mes qëndrimit në Paris dhe transferimit te Real Madrid.

Ndërkohë, pikërisht kundër Los Blancos, ka shënuar një gol me peshë të madhe në vajtjen e 1/8-ave të Champions League. Një gol i krijuar nga asgjëja duke shfrytëzuar aftësitë e tija.

Aftësi që janë vlerësuar edhe nga Ronaldo, Fenomeni, i cili ka folur pikërisht për Kylian Mbappe në dokumentarin e RMC Sport me titullin “Transversal”.

“Mbappe ka cilësi të mëdha. Për teknikën e tij, shpejtësinë e tij dhe nuhatjen e tij për golin mendoj se loja e tij është e ngjashme me timen”, ka thënë braziliani. Një kompliment i madh nga ana e Fenomenit për Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat