Devolli: Kështu e mposhtim Partizanin

Futboll

Devolli: Kështu e mposhtim Partizanin

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 19:50
Devolli: Kështu e mposhtim Partizanin

Dinamo është gati për derbin me Partizanin. Ekipi i Bledar Devollit ka nevojë për pikë dhe do të synojë triumfin e parë sezonal përballë “Demave”. Kjo sfidë do të luhet të premten (19:45) në “Elbasan Arena”.

Trajneri i Dinamos, Bledar Devolli foli rreth këtij takimi në konferencën për shtypin, aty ku vuri theksin te qarkullimi i topit dhe presingu ndaj kundërshtarit.

“Kjo javë ka qenë e mirë, kemi punuar dhe kemi qëndruar afër, sepse kemi nevojë.

Kemi qenë javë e mirë nga ana psikologjike, gjë që është shumë e rëndësishme në një ndeshje të vështirë si kjo kundër Partizanit. Kampionati është bërë shumë i egër, nesër na pret një betejë e vërtetë, por jemi gati”.

DINAMO – “E kam thënë që ekipi është shumë i mirë. Mua më pëlqen ekipi. Nga ndeshja e parë me Partizanin deri tek ndeshja me Teutën, ekipi ka pasur ngritje. Shkojmë në zonë dhe krijojmë raste, kjo më bën optimist”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat