Thyejnë rekordin e Lampard-Drogba

Futboll

Thyejnë rekordin e Lampard-Drogba

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 18:52
Thyejnë rekordin e Lampard-Drogba

Dyshja e Tottenham Hotspur, Harry Kane dhe Heung-min Son janë bërë dyshja më produktive në histori të Ligës Premier, pasi kanë thyer një rekord të madh të bashkëveprimeve.

Tottenham ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Leeds United në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Ligën Premier.

Golat në fitoren e Spurs u shënuan nga Matt Doherty (10)’, Dejan Kulusevski (15’), Kane (27’) dhe Son (85’).

Megjithatë, goli i fundit i shënuar nga ylli koreano-jugor, Son, ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen, pasi ka thyer një rekord.

I asistuar nga Kane, Son ka shënuar golin e 37-të në histori të Ligës Premier, duke kombinuar apo asistuar njëri tjetrin, teksa rekordi ishte në 36 gola.

Kane dhe Son kanë kaluar dyshen Frank Lampard dhe Didier Drogba si dyshja që kanë asistuar njëri-tjetrin për më shumë gola në historinë e Ligës Premier.

Pas tyre në listën gjenden Thierry Henry dhe Robert Pires, si dhe David Silva dhe Sergio Aguero me nga 29 gola të kombinuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat