Beteja për 2 marsin, Shakohoxha nis betejën ligjore me FSHF-në

Futboll

Beteja për 2 marsin, Shakohoxha nis betejën ligjore me FSHF-në

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 09:34
Dritan Shakohoxha

Sherret, paditë dhe kundërpaditë në FSHF nuk kanë të ndaluar. Pas një morie përballjesh në gjykatë mes palëve, pra mes drejtuesve të Federatës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, tashmë radhën e ka njëri nga kandidatët, i cili pretendon të garojë për postin e presidentit në këtë federatë.

Bëhet fjalë për Dritan Shakohoxhën, i cili mësohet se ka nisur së fundmi një betejë ligjore me FSHF-në.

Ai ka kallëzuar për shkelje sekretarin Ilir Shulku dhe personin që merret me çështjet ligjore në FSHF, avokatin Aldi Topçiu. Sipas të dhënave, kallëzuesi i akuzon dy të paditurit për firmosje në kundërshtim me ligjin për vijimin e punës për organizmin e zgjedhjeve të 2 marsit, zgjedhje që në fakt me tri vendime të njëpasnjëshme i ka rrëzuar gjykata.

Megjithatë, jo vetëm Shulku, por edhe vetë Armand Duka, në cilësinë e kreut aktual dhe kandidatit për mandatin e 6-të në krye të FSHF-së, ka bërë publik qëndrimin e tij se do të shkohet në procesin zgjedhor të përcaktuar nga Asambleja në dy mbledhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat