Një letër me zemër të hapur

Futboll

Një letër me zemër të hapur

Më: 1 mars 2022 Në ora: 15:02
Një letër me zemër të hapur

Një letër me zemër të hapur më shumë se një intervistë, ajo e dhënë për Cronache di Spogliatoio nga ana e mesfushorit të Fiorentina-s, Lucas Torreira.

Uruguaiani ka folur shumë për jetën e tij dhe mbi të gjitha për vitet e fundit dhe muajt që e kanë parë të përballet me situata shumë të vështira pas ndarjes nga jeta të mamasë së tij.

“E humba mamanë marsin e kaluar, pasi luftoi kundër Covid-it në terapi intensive. U larguar kur isha 25 vjeç. Isha në Spanjë, në Madrid, dhe jam kthyer menjëherë në Uruguai. Ishte një makth: nuk doja më të kthehesha në Europë. Doja të hiqja dorë nga gjithçka, duke përfshirë edhe futbollin”, ka thënë Torreira.

“Mamaja ime ishte gjithçka për mua, për vëllezërit e mi, për babanë tim. Unë vazhdoj përpara për ata, por kryesisht për të: ishte e lumtur kur më shihte në fushë. E mbaj mend mirë. Për këtë arsye jam kthyer.

“Kisha frikë të qëndroja vetëm dhe në javët e para ka ardhur me mua një nga vëllezërit e mi. Kam patur forcën të vazhdoj: doja të tërhiqesha, doja të qëndroja me babanë tim, që pas 40 vitesh kishte humbur partneren e tij. Doja ta mbaja familjen të bashkuar, të njëjtën familje që më ka ndihmuar të ngrihem nga krevati”.

Në një situatë të tillë, ndihma më e madhe i ka ardhur nga vëllai: “Më shkundte, unë qaja. Ishte forca ime: ‘Në Uruguai ke familjen dhe mbështetjen e një vendi, por jeta jote është këtu. Mendja jote duhet të jetë në Europë. Sa herë që shkoj në krevat jam në lot, akoma sot më ndodh që të mos arrij të ngrihem”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat