Caktohen çiftet për rundin e gjashtë të FA Cup

Futboll

Caktohen çiftet për rundin e gjashtë të FA Cup

Më: 4 mars 2022 Në ora: 16:14
Caktohen çiftet për rundin e gjashtë të FA Cup

Është hedhur shorti i Kupës FA për raundin e gjashtë, ku priten të jenë ndeshje të lehta për ekipet kryesore të Premier Ligës.

Liverpool do jenë mysafirë të Nottingham Forest ose Huddersfield, ndeshje kjo që pritet të jetë e lehtë për ekipin e Jurgen Klopp, së paku në letër.

Chelsea gjithashtu do të përballet me një rival tjetër që është i lehtë së paku në letër. Ata luajnë ndaj Middlesbroughut.

Ndeshja pak më e vështirë mund të jetë për Manchester Cityn, pasi ata do përballen me Southamptonin e Armando Brojës.

Ekipi i Pep Guardiolës po kalon në një sezon spektakolar dhe rezultate poztive do presin edhe ndaj rivalit të tyre në Kupën FA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat