Acarohen keq me Messin

Futboll

Acarohen keq me Messin

Më: 11 mars 2022 Në ora: 18:28
Acarohen keq me Messin

Lionel Messi po kalon një sezon të parë të vështirë në Paris Saint-Germain dhe është duke u kritikuar ashpër edhe nga vetë tifozët që i kërkojnë të kthehet të Barcelona së bashku me Neymar.

Eliminimi i skuadrës se PSG-së nga Real Madridi në raundin e 1/16 të Champions League duket se ka bërë që kushdo të humbasë durimin.

Edhe pse të shumtë janë ata që shpresojnë që “pleshti” të mund të gjejë veten dhe të shkëlqejë në ekipin e parizienëve, të tjerë, sipas “RMC Sport”, e cilësojnë argjentinasin si “pensionist” dhe i kërkojnë të kthehet në Barcelonë.

Ata e akuzuan argjentinasin se po ecte nëpër fushë në vend që të luante dhe i kërkuan që të kthehej nga kishte ardhur së bashku me Neymar.

“Ky nuk është Messi, ai është një pensionist që erdhi në Paris. Ai vetëm ka ecur në fushë dhe ka humbur penallti. Nëse do të kthehet te Barcelona, le ta bëjë së bashku me Neymar. Çfarë zhgënjimi”,-shkruajnë mbështetësit e PSG-së në rrjetet sociale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat