Nexhmedin Memedi: Të gjithë e dimë se kush është Italia

Futboll

Nexhmedin Memedi: Të gjithë e dimë se kush është Italia

Më: 24 mars 2022 Në ora: 14:50
Nexhmedin Memedi: Të gjithë e dimë se kush është Italia

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll sonte (ora 20:45) në Palermo do të zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale të barazhit për kualifikim në Kampionatin botëror Katar 2022, i cili do të zhvillohet në nëntor dhe dhjetor të këtij viti.

Nexhmedin Memedi, ish-reprezentus i Maqedonisë në vitet e 90-ta për Open-TV jep komentin e tij për duelin e sontëm në stadiumin “Renzo Barbera” në Palermo.

“Kombëtarja e Italisë është një skuadër e madhe. Të gjithë e dimë se kush janë italianët. Janë kampion aktual të Europës, disa herë të botës. Luajmë në teren të tyre”, deklaron Nexhmedin Memedi, i cili ndodhet në Palermo.

Megjithate, 56-vjeçari është optimist.

“Unë mendoj se futbollistët tanë do t’ju bëjnë surprizë italianëve. Mendoj se do t’ia dalim”, vijoi legjenda e futbollit të Maqedonisë.

Nexhmedin Memedi ka debutuar për Maqedoninë në një ndeshje miqësore të tetorit 1993 kundër Sllovenisë në Kranj (rezultati 1-4), e cila ishte edhe ndeshja e parë zyrtare e Maqedonisë. Ai ka zhvilluar 32 ndeshje dhe shënoi 2 gola. Ndeshja e fundit e tij për Maqedoninë ishte në miqësoren e korrikut të vitit 2000 kundër Azerbajxhani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat