“Camp Nou” me emër të ri

Futboll

“Camp Nou” me emër të ri

Më: 1 prill 2022 Në ora: 14:43
“Camp Nou” me emër të ri

“Spotify Camp Nou”, kështu do të quhet stadiumi i Barcelonës.

Marrëveshja me agjencinë suedeze do të zgjasë së paku 12 vjet.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “RAC1”.

Të kujtojmë se Spotify do të jetë sponsori kryesot i fanellave të skuadrës së parë për katër vjetët e ardhshëm.

Sipas mediumit spanjoll, shërbimi i transmetimit muzikor me pagesë do t’i dërgojë në kasat e klubit 5 milionë euro në sezon për katër vjetët e ardhshëm, në të cilët do të ketë punime për ristrukturimin e stadiumit, që do të zgjasë plot 4 vjet.

Dhe, 20 milionë euro në vit do të paguhen për tetë vjetët pasues.

Një total prej 180 milionë eurove, të cilëve do t’ju bashkohen edhe 255 milionë të tjerë të siguruar për sponsorizimin e fanellave.

Pra, Barcelona do të përfitojë jashtëzakonisht shumë nga kontrata me Spotify.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat