Largohet i lirë në fund të sezonit!

Futboll

Largohet i lirë në fund të sezonit!

Më: 10 prill 2022 Në ora: 16:21
Largohet i lirë në fund të sezonit

Largohet i lirë në fund të sezonit!

Juventus është në kërkim të emrave të rinj në mesfushë, për të përforcuar një nga repartet me zgjedhjet me të pakta. Sipas asaj që raporton tabloidi britanik “Daily Mirror”, emri i fundit në listën e Masimiliano Alegrit duket të jetë ai i Xhesi Lingard.

Mesfushori 29- vjeçar është në vitin e fundit të kontratës me “Djajtë e Kuq” dhe largimi i tij në fund të sezonit duket i sigurt. Juventus i cili ka nisur kontaktet e para, do të ishte një mundësi e mirë për lojtarin për të treguar aftësitë e tij në prag të Botërorit Katar 2022.

Konkurenca për lojtarin nuk mungon, me klubet e tjera si Milan dhe Roma që janë gjithashtu të interesuara për lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat