Kastrioti mposht Kukësin

Futboll

Kastrioti mposht Kukësin

Më: 16 prill 2022 Në ora: 16:03
Kastrioti mposht Kukësin

Kastrioti vijon të surprizojë, ndërsa në raundin e 29-të të Abissmet Superiore ka fituar ndaj Kukësit me rezultatin 1-0, duke kthyer sytë nga Europa, e cila matematikisht dhe bazuar në ecurinë e javëve të fundit të krutanëve duket shumë e mundur.

Pjesa e parë e përballjes Kastrioti-Kukësi ishte shumë e vakët, ndërsa dominimin e këtij fraksioni e patën “verilindorët”, të cilët shënuan në portën e Salit në minutën e tetë me Mustën, por ai gol u anulua për shkak të një faulli shkaktuar ndaj Sokol Nezirit.

Më pas rastet në pjesën e parë do të ishin shumë të pakta nga Kukësi, teksa Kastrioti nuk iu afrua portës së kundërshtarëve në asnjë rast. Në fund të kësaj pjesë, më saktësisht në minutën e 45+1 trajneri Diego Longo do të dënohej me karton të verdhë, duke tensionuar situatën te Kukësi.

Fraksioni dytë do të vinte shumë ndryshe, me krutanët që erdhën më kërcënues e kërkues. Kastriotit do t’i mjaftonte goditja e parë në portë për të shënuar dhe marrë avantazhin si dhe për të vulosur rezultatin e kësaj përballjeje në minutën e 56’ me Bedri Grecën, që realizoi një super goditje.

Kukësi do të tentonte në disa raste për të marrë barazimin, por pa sukses, pasi krutanët treguan edhe njëherë që janë të pathyeshëm përsa i përket mbrojtjes.

Fundi i kësaj sfide është shoqëruar me një sërë trazirash, me trajnerin e Kastriotit Emiliano Çelën, i cili u dënua me dy karton të verdhë, duke humbur kështu sfidën e radhës ndaj Tiranës.

Pas takimit të raundit të 29-të të Abissnet Superiore Kukësi rendite në vend të tretë me 45 pikë, teksa Kastrioti shkon në kuotën e 37 pikëve në vend të gjashtë, pra vetëm tetë më pak se vendi i fundit që siguron Europën.

Kastrioti-Kukësi (1-0).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat