Italia ka një problem të madh

Futboll

Italia ka një problem të madh

Më: 16 prill 2022 Në ora: 17:37
Italia ka një problem të madh

Gian Piero Ventura, ish-trajneri i Italisë, ka sulmuar sistemin italian të futbollit në lidhje me domosdoshmërinë për reforma pas dështimit të dytë radhazi botëror.

Trajneri ka folur për mënyrën si është trajtuar problemi dhe se si, pak kohë pas dështimit në playoff, vëmendja është zhvendosur menjëherë diku tjetër.

“Problemi nuk është të flitet për reforma, është të bëhen”, ka thënë Ventura në një intervistë të dhënë për të përditshmen prestigjioze italiane La Gazzetta dello Sport.

“Të reflektojmë për një sekondë: Italia është eliminuar në fazën me grupe në 2010-ën, në 2014-ën gjithashtu, në 2018-ën nuk jemi kualifikuar me Suedinë dhe tani nuk jemi kualifikuar kundër Maqedonisë së Veriut.

“Nëse edhe përballë këtij problemi struktural vazhdojmë të flasim për reforma që nuk bëhen kurrë, bëhet e vështirë që situata të përmirësohet. Problemi i madh dhe i vërtetë janë të rinjtë.

“Megjithatë, sa herë që hapet kjo temë sot, flitet për Scamacca, Frattesi dhe Raspadori. Italia mund të përmblidhet me tre futbollistë? Ndryshimi duhet të ndodhë në bazë.

Ish-trajneri a shtuar më pas: “Ka një punë të pabesueshme për të bërë. Por nëse do të vazhdojmë të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë, atëherë nuk mund të ankohemi.

“Pesë ditë pas eliminimit nga Kupa e Botës është luajtur Juventus-Inter dhe nga atëherë askush nuk ka folur më për reforma. E njëjta gjë ka ndodhur në të kaluarën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat