Ky është vendimi i fundit pr Lewandowski

Futboll

Ky është vendimi i fundit pr Lewandowski

Më: 20 prill 2022 Në ora: 12:07
Ky është vendimi i fundit pr Lewandowski

Robert Lewandowski vazhdon të mbetet njëri prej futbollistëve më të përfolur në futbollin evropian.

Sulmuesi polak me gjasë ka vendosur të largohet nga Bayern Munichu, por klubi gjerman po insiston që ta mbajë atë në “Allianz Arena”, së paku deri në vitin 2023, kur edhe do t’i skadojë kontrata aktuale.

Madje, gjiganti bavarez po mundohet ta bindë veteranin e sulmit që ta vazhdojë kontratën.

Mediumi gjerman “Bild” në rubrikën e tij të sportit shkruan se, sipas të gjitha gjasave, gjithçka rreth së ardhmes së përfaqësuesit polak do të vendoset në fund të këtij muaji.

Drejtuesit e Bayernit dhe menaxheri i Lewas, Pini Zahavi, do të takohen në ditët e ardhshme për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm.

Gjithnjë sipas mediumit gjerman, nuk përjashtohet as mundësia e shitjes së ish-futbollistit të Borussia Dortmundit.

Gjithnjë sipas “Bild”, Bayerni e vlerëson 40 milionë euro kartonin e Lewandowskit, nëse ky s’pranon të vazhdojë të luajë në Bavari.

Interesim për lojtarin më të mirë në botë të dy viteve të fundit, të shpallur nga FIFA, kanë shprehur Paris Saint-Germaini dhe Barcelona.

Madje, mediat polake ditë më parë shkruanin se Lewandowski tashmë ka arritur marrëveshje personale me “Blaugrana”.

Pra, në ditët ose javët në vazhdim do të mbyllet përfundimisht “telenovela” Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat