Isco pritet të largohet nga Bernabeu

Futboll

Isco pritet të largohet nga Bernabeu

Më: 24 prill 2022 Në ora: 12:40
Isco pritet të largohet nga Bernabeu

Real Madrid ka nisur punën për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Përveç Kylian Mbappe, madrilenët kanë vënë në shënjestër edhe lojtarë të tjerë.

Një nga këta lojtarë duket se është mesfushori i Napoli-t, Fabian Ruiz. Lajmi është dhënë nga e përditshmja El Nacional, që ka bërë një analizë të merkatos së ardhshme të Real Madrid.

Isco pritet të largohet nga Bernabeu në fundin e sezonit dhe Carlo Ancelotti duket se ka zgjedhur mesfushorin spanjoll të Serisë A për ta zëvendësuar.

Aurelio de Laurentiis nuk pranon oferta më të ulëta se 50 milionë euro, por në favor të madrilenëve është kontrata e futbollistit që skadon në vitin 2023.

Një tjetër pikë në favor të klubit të Florentino Perez mund të jetë edhe dëshira e Fabian Ruiz për t’u kthyer në Spanjë, ku do të mund të ndiqej me më shumë vazhdimësi nga trajneri i Spanjës, Luis Enrique, dhe të siguronte një vend për në Katar 2022.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat