Forma e dobët e këtij sezoni e shtyn drejt largimit

Futboll

Forma e dobët e këtij sezoni e shtyn drejt largimit

Më: 26 prill 2022 Në ora: 14:44
Forma e dobët e këtij sezoni e shtyn drejt largimit

Leroi Sane është kthyer edhe një herë tjetër në një problem për skuadrën e Bajernit. Ashtu siç nisi sezoni për gjermanin, ashtu edhe po mbaron. Rendimenti i dobët ka bërë që drejtuesit të mendojnë një shitje të yllit gjerman në fund të sezonit.

Edhe pse kontrata e tij skadon në 2025-ën, bavarezët mund të bëjnë një sakrificë për të mirën e lojtarit dhe klubit. Sane vlerësohet 70 milionë euro sipas “Transfermarkt”, edhe pse Bajerni mund të kërkojë edhe diçka më shumë për të.

Klube si Parisi, Reali dhe Barça mund ta joshin gjermanin për të luajtur në një kampionat tjetër. Gjithsesi, kjo është vetëm një fantazi merkatoje dhe mediet gjermane shkruajnë se Sane për momentin as që e mendon një largim nga Mynihu për një arsye të vetme:

Botërorin! Nuk do të ishte aspak në interes të tij të ndërronte skuadër pak muaj para turneut madhor me kombëtaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat