Mbappe në Real Madrid, punë e kryer

Futboll

Mbappe në Real Madrid, punë e kryer

Më: 28 prill 2022 Në ora: 08:18
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe do të luajë në Real Madrid nga sezoni i ardhshëm.

Për këtë është i bindur gazetari sportiv i “RAC1”, Gerard Moreno.

“Kylian Mbappe në Real Madrid, është punë e kryer”, ka raportuar ai.

Yllit francez do t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin në fund të këtij sezoni dhe nga korriku do të jetë lojtar i lirë.

Parisienët po mundohen ta bindin kampionin e botës me Francën që ta vazhdojë kontratën, por duket se ai është i vendosur që ta realizojë ëndrrën fëmijërore.

Madje, ish-futbollistit të Monacos i është ofruar një rrogë stratosferike në “Parkun e Princave”, por pa sukses.

Natyrisht, edhe në “Santiago Bernabeu” ai pritet të marrë rrogë të majme dhe të nënshkruajë kontratë afatgjate.

Mbappe është sot njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat