Në radarin e “Djajve të Kuq”

Futboll

Në radarin e “Djajve të Kuq”

Më: 3 maj 2022 Në ora: 18:41
Në radarin e “Djajve të Kuq”

Mançester Junajted do të tentojnë transferimin e yllit të Uest Hamit, Deklan Rajs.

“Djajtë e Kuq” janë në përpjekje që gjatë afatit kalimtar veror, të forcojnë pjesën ofanzive dhe defanzive të ekipit.

Rajs do të ishte një opsion joshës për Junajtedin duke marrë parasysh se ai mund të luaj edhe si qendërmbrojtës, por edhe si mesfushor defanziv.

Rajs do të mund t’i hynte në punë strategut holandez, Ten Hag edhe në rolin e mesfushorit defanziv në rast të largimit eventual të Poll Pogba-s nga “Old Trafordi”.

Megjithatë, deri më tani asgjë konkrete nuk ka pasur sa i përket kontakteve te Man. Junajtedit ne Uest Hamin ose edhe me vet agjentin e futbollistit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat