Shënoi golin e parë me Granadën

Futboll

Shënoi golin e parë me Granadën

Më: 7 maj 2022 Në ora: 17:29
Shënoi golin e parë me Granadën

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, gjeti golin e parë në La Liga dhe gjithashtu të parin me fanellën e Granadës, në një sfidë të rëndësishme përballë Majorkës së Vedat Muriqit.

Sulmuesi hyri në minutën e 62’ të sfidës dhe në të 78’ gjeti rrugën e rrjetës falë nuhatjes së tij për golin, duke përfituar në maksimum nga një top i humbur në zonë dhe falë presionit që shqiptari po i ushtronte mbrojtësit.

Sipas faqes së statistikave, “Sofa Score” ekskluzivisht për “Panorama Sport”, Uzuni u vlerësua me notën 7,2, në vetëm 28 minuta të luajtura.

Dy goditje u numëruan nga shqiptari, nga të cilat një ishte në portë. Gjithashtu ai numëroi dhe 16 prekje të topit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat