Babai i Messit vjen në Barcelonë

Futboll

Babai i Messit vjen në Barcelonë

Më: 15 maj 2022 Në ora: 13:33
Babai i Messit vjen në Barcelonë

Babai i Lionel Messit, Jorge Messi ka udhëtuar për në Barcelonë gjatë ditës së sotme.

Gazetari i sportit, Gerard Romero publikoi një video të tij, duke dalë nga aeroporti.

Jorge Messi madje u pyet nëse ky udhëtim ka lidhje me një transferim eventual të shtatë herë fituesit të Topit të Artë.

Por, ai e mohoi këtë gjë, por dha një mesazh.

“Shpresoj që Leo të rikthehet te Barcelona, një ditë”, tha Jorge Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat