Skuadra shqiptare afër historisë, një fitore larg elitës së futbollit të Maqedonisë 

Futboll

Skuadra shqiptare afër historisë, një fitore larg elitës së futbollit të Maqedonisë 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 maj 2022 Në ora: 13:32
Skuadra shqiptare afër historisë, një fitore larg elitës së futbollit të Maqedonisë 

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, u hodh shorti për play-off për mbijetesë/ngritje në Ligën e Parë për sezonin e ardhshëm.

Anëtari i elitës Tikveshi do të luajë kundër skuadrës shqiptare Voska nga Ohri, që ka zë vendin e dytë në Ligën e Dytë, grupi i Perëndimit. 

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Goce Dellçev” në Prilep. Për Voskën kjo do të jetë tentativa e parë për t'u kualifikuar në Ligën e Parë.

Skopje përballet me Bellasicën e Strumicës. Ata do të tentojnë të sigurojnë një tjetër sezon të ligës së parë, ndërsa strumicanët do të luftojnë për t'u rikthyer në Ligën e Parë pas një pauze njëvjeçare. Ndeshja do të luhet në stadiumin e qytetit në Shtip.

Me 22 maj, ora 17.00

Tikvesh – Voska Sport (Prilep)
Skopje - Bellasica (Shtip)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat