Bale drejt rikthimit në Angli

Futboll

Bale drejt rikthimit në Angli

Më: 21 maj 2022 Në ora: 10:20
Gareth Bale

Gareth Bale mund të rikthehet sërish në futbollin anglez.

Uellsiani do të largohet nga Real Madridi si lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës.

“The Mirror” ka bërë të ditur se tri klube nga Anglia kanë shprehur interesim për shërbimet e ish-futbollistit të Tottenhamit.

Southampton, Cardiff City dhe Newcastle United janë klubet e interesuara për Balen.

Southamptoni thuhet se është më favorit për të nënshkruar me 32-vjeçarin, pasi që ai ka qenë pjesë e të rinjve të këtij klubi.

Bale kishte debutuar me skuadrën e parë të Southamptonit në vitin 2006, teksa një vit më vonë u transferua te Tottenhami.

Megjithatë, më herët është raportuar se mund të transferohet edhe te klubi nga qyteti i tij i lindjes, Cardiff City.

Mbetet të shihet në verë se cili do të jetë destinacioni i radhës i Gareth Bales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat