Moment simpatik: Tifozi holandez puth gazetaren shqiptare që po bëhej gati për raportim

Futboll

Moment simpatik: Tifozi holandez puth gazetaren shqiptare që po bëhej gati për raportim

Më: 24 maj 2022 Në ora: 20:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pak orë pas mbërritjes në Tiranë duket se tifozët holandezë të Feyenoord nuk janë mahnitur vetëm nga bukuritë e Shqipërisë, por edhe të vajzave shqiptare.

Gazetarja e Klan News në Shqipëri është hasur me një situatë të pazakontë pak përpara se të futej në raportim live, pasi një tifoz holandez i është afruar edhe e ka puthur në faqe.

Më pas i njëjti i kërkoi që të formojnë me duar një zemër.

E gjithë situata është pritur me humor nga gazetarja e cila megjithatë duket se u vu në siklet nga tifozi.

Nesër në Shqipëri luhet finalja e “Conference Leaugue” mes Romës së Italisë dhe Feyenoordit të Holandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat