Vetëm pesë minuta zgjati paraqitja e Lorenzo Colombos në fitoren 2:0 të Genoas ndaj Sassuolos.
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili prej rreth një muaji kishte pasur probleme me kyçin e këmbës, u aktivizua në minutën e 83-të në vend të Osmajiqit, por u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 88-të.
Çfarë ndodhi?
Në kushte të vështira atmosferike dhe në një fushë të rrëshqitshme nga shiu i rrëmbyeshëm, Colombo u përplas në një duel për topin me Cinquegranon.
Sulmuesi nuk arriti ta fitonte topin dhe menjëherë u rrëzua në fushë, duke shfaqur shenja të qarta dhimbjeje.
Fillimisht, pozicioni në të cilin mbeti i shtrirë shkaktoi shqetësime të mëdha te stafi mjekësor, por më pas u bë e qartë se problemi ishte fizik dhe lidhej me gjurin.
Sipas komentuesve të DAZN, vlerësimi fillestar sugjeron një ndrydhje të gjurit, ndërsa dëmtimi mund të jetë më serioz.
Colombo u largua nga fusha i bartur nga stafi mjekësor, ndërsa Genoa nuk mundi ta zëvendësonte, pasi i kishte shfrytëzuar të gjitha zëvendësimet.
Për shkallën e saktë të dëmtimit pritet të mësohet më shumë pas ekzaminimeve mjekësore.