Pepe drejt PSG-së

Futboll

Pepe drejt PSG-së

Më: 28 maj 2022 Në ora: 14:44
Pepe drejt PSG-së

Arsenali po përpiqet të gjejë një ekip për Nicolas Pepe, pasi sulmuesi nuk është më pjesë e planeve të tyre.

Mediet britanike raportojnë se Pepe ka kontratë deri në 2024-ën me “The Gunners”, por francezi nuk është pjesë e planeve të Mikel Artetës.

Për këtë arsye Arsenal ia ka ofruar 26-vjeçarin klubit të Paris Saint-Germain, që tashmë është në kërkim të një sulmuesi pas largimit të Angel Di Marias, që është pjesë e parizienëve deri më 30 qershor.

Gjatë këtij sezonit të Premier League që sapo është mbyllur, Nicolas Pepe ka marrë pjesë në 20 ndeshje dhe në to ka shënuar një gol dhe ka dhënë një assist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat