Agim Ademi publikon projektin se si do të duket stadiumi “Fadil Vokrri” pas rritjes së kapacitetit

Futboll

Agim Ademi publikon projektin se si do të duket stadiumi “Fadil Vokrri” pas rritjes së kapacitetit

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Stadiumi “Fadil Vokrri” shumë shpejtë pritet që të marrë një pamje të re pasi planet për rritjen e kapacitetit të tij tashmë është gati.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka publikuar pamje se si do të dukej ky stadium pas rritjes së kapacitetit të tij, raporton KosovaPress.

Me planin e ri, ashtu siç ka zbuluar i pari i FFK-së, stadiumit në Prishtinë do t’i shtohen edhe 8000 ulëse dhe kështu do të shkonte në rreth 21 mijë ulëse në total pasi kapaciteti aktual i tij është 13 mijë ulëse.

Më poshtë keni pamjet e publikuara nga kryetari Agim Ademi në “Facebook”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat