Conte me ide të qarta për sulmin

Futboll

Conte me ide të qarta për sulmin

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 13:47
Conte

Totenhemi ka nisur ofensivën për blerjen e dy sulmuesve të Evertonit, Riçarlison dhe Antoni Gordon.

Skuadra e Antonio Kontes, e cila u rikthye në Champions, ka ofruar 80 milionë paund plus 20 milionë bonuset me bazë prezencash për dy yjet e Frenk Lampardit.

Sulmuesi brazilian dëshiron të largohet nga “Goodison Park” dhe Evertoni i ka vendosur një çmim prej 50 milionë paundësh. Por klubi nga Liverpuli dëshiron që ta mbajë talentin e U-21 të kombëtares angleze, i cili është shndërruar në idhullin e tifozëve.

Megjithatë, oferta prej 100 milionë paundësh e londinezëve mund të jetë shumë joshëse për klubin e Mersejsajdit, duke parë vështirësitë e tyre financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat