Svilar zbarkon në Romë

Futboll

Svilar zbarkon në Romë

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 15:09
Svilar zbarkon në Romë

Mile Svilar zbarkon në Romë. Portieri 22-vjeçar serb vjen nga Benfica dhe ka kaluar me sukses testet mjekësore, teksa paraditen e sotme ka mbërritur në Fiumicino dhe menjëherë është drejtuar për në Trigoria, ku edhe do të firmosë kontratën që do ta lidhë me Romën.

Gardiani serb është shoqëruar nga një drejtues i verdhekuqve, që po e prezanton me ambientet e klubit para nisjes së përgatitjeve më 5 korrik, teksa pritet që sezonin e ri të jetë rezerva e parë e portugezit Rui Patricio, pasi Fuzato u largua nga Roma pak ditë më parë.

Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet në orët e ardhshme, ndërsa te Roma presin që të mbërrijë edhe mbrojtësi anësor turk, Zeki Çelik.

Ky i fundit ka refuzuar ofertën e Fiorentinës, pasi dëshiron me çdo kusht verdhekuqtë, që nga na tjetër janë shumë pranë akordit me francezët e Lille.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat