Batatina: Ofertat e reja po vijnë nga kampionatet më të mira në Europë

Futboll

Batatina: Ofertat e reja po vijnë nga kampionatet më të mira në Europë

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 00:12
Batatina

Valmir Veliu hyri në historinë e futbollit të Kosovë së fundmi me shitjen më të shtrenjtë.

Lojtari i Llapit do të transferohej te Gaziantep, duke firmosur me skuadrën turke deri në vitin 2025. 160 mijë euro u derdhën në arkat e klubit shqiptar të Kosovës dhe kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Por duket se te Llapi janë në entuziazmin e kësaj lëvizje, për të fantazuar pak larg. Në emisionin “Kampionët” që transmetohet në “Kanal 10”, trajneri Batatina është shprehur se ofertat e reja po vijnë nga kampionatet më të mira në Europë.

“Një skuadër nga Seria A po kërkon mesfushorin tonë Ilir Krasniqi”, tha Batatina, ndërsa tifozët nuk e kanë marrë shumë seriozisht këtë deklarat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat