Manaj drejt Championshipit

Futboll

Manaj drejt Championshipit

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 13:09
Manaj drejt Championshipit

Marrin tjetër drejtim bisedimet për të ardhmen e Rey Manajt.

Sulmuesi shqiptar, kartonin e të cilit e zotëron Barcelona, u përfol se do t’i bashkohej Getafes në La Liga, por destinacioni i tij i radhës me sa kuptohet nga raportimet e fundit, do të jetë Angli, më konkretisht tek Watfordi, që këtë sezon do të luajë në Championship.

Klubi anglez, me objektiv ringjitjen sa më parë në Premier League, kërkon ta blejë kartonin e 25-vjeçarit.

Manaj iu bashkua Barcelonës B në janar 2020 nga Albacete. Në klubin “blaugrana” qëndroi 18 muaj, duke shënuar 16 gola në 31 ndeshje. 25-vjeçari pati një shans me ekipit të parë gjatë fazës parasezonale vitin e kaluar dhe shënoi katër gola, por u huazua te klubi italian Spezia.

Manaj zhvilloi 30 ndeshje për skuadrën e Serisë A, duke shënuar pesë gola. Tani i kthyer te Barcelona, pasi Spezia nuk kishte mundësi financiare për të përmbushur kushtet e tij, por kuptohet as Xavi nuk e ka në planet e tij. Kontrata e shqiptarit me Barcelonën skadon pas një vitit, kështu që klubi katalan do të bëjë çmos për të përfituar diçka nga shitja e tij përfundimtare, por k të ngjarë që t’i bashkohet Watfordit si futbollist i lirë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat