Partizani pesë orë në ajër

Futboll

Partizani pesë orë në ajër

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 12:50

Ekipi dhe stafi i Partizanit pas ndeshjes me Saburtalon janë nisur menjëherë drejt avionit.

Edhe pse stadiumin e Gorit e lanë rreth orës 21:00 të së enjtes, skuadra ka mbërritur në Tiranë rreth orës 4:30.

Udhëtimi me avion ka zgjatur rreth pesë orë, edhe pse ishte me çarter, direkt nga Tbilisi në Rinas.

Lodhja fizike e lojtarëve prej ndeshjes, por edhe udhëtimi i gjatë me avion, e ka shtyrë stafin teknik që ta lërë pushim ditën e djeshme, teksa sot pritet që të gjithë të kthehen në aksion dhe të nisin përgatitjet për sfidën e dytë ndaj Saburtalos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat