Katër emra për pasuesin e De Ligt

Futboll

Katër emra për pasuesin e De Ligt

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 12:11
Katër emra për pasuesin e De Ligt

Matthijs De Ligt do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Bayern Munich, ndërsa Juventusi do të përfitojë rreth 80 milionë euro nga shitja e qendërmbrojtësit të kombëtares holandeze.

Bardhezinjtë po studiojnë katër emra si pasuesit e De Ligt. Bremer është drejt kalimit tek Interi, ndërsa në orbitën e Juves kanë përfunduar Pau Torres (Villareal) dhe Nikola Milenkovic (Fiorentina).

Dy qendra shtatlartë, i pari 25 vjeç dhe serbi një vit më i vogël. Spanjolli mbetet në “pole”, ndërkohë që në listën e rekordmenëve të futbollit italian gjenden edhe Gabriel (Arsenal) e Kimpembe (PSG).

Juventusi ka gati 35 milionë euro për Pau Torres, por drejtuesit e Villarealit kërkojnë të paktën 50 milionë euro për të lënë të lirë qendërmbrojtësin e kombëtares spanjolle (19 ndeshje dhe një gol).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat