Dele Alli tërbon tifozët

Futboll

Dele Alli tërbon tifozët

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 16:09
Dele Alli tërbon tifozët

Dele Alli ka hedhur kandidaturën e tij për gafën e sezonit, që akoma nuk ka filluar. 26-vjeçari anglez ka arritur të gabojë tre metra larg portës së boshatisur në humbjen e turpshme 4-0 të pësuar nga Everton-i kundër Minnesota United.

Toffees po humbnin 3-0 kur kishin mbetur 15 minuta për të luajtur dhe Dele Alli i ka shtangur të gjithë tifozët me gafën e tij. Ish-ylli i Tottenham-it ka patur një rast të artë në këmbët e tij, por ka gabuar në mënyrë të pabesueshme.

Një gabim që nuk është falur nga tifozët, të cilët kanë shprehur gjithë pakënaqësinë e tyre në rrjetet sociale: “Ky djalë nuk është më ai që ka qenë, nuk arrij ta kuptoj.

“Dikur shënonte gola të jashtëzakonshëm dhe tani ka probleme të shënojë me portën e boshatisur? Është për të ardhur keq”, ka shkruar një tifoz.

Një tjetër ka shkruar: “Ai ka mbaruar”. Një tjetër më pas ka bërë shaka: “Një spastrim i mrekullueshëm i topit, oh prit një minutë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat