Atalanta kërkon të përfitojë

Futboll

Atalanta kërkon të përfitojë

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 11:22
Atalanta kërkon të përfitojë

Juventusi i është rikthyer sërish pistës së Luis Muriel. “Zonja e Vjetër” kërkon të tjera përforcime për sezonin e ri.

Opsioni i Alvaro Moratës nuk është i mundur pasi Atletico Madrid ka kërkuar 35 milionë euro për shërbimet e tij dhe në këto kushte bardhezinjtë shikojnë si një mundësi reale sulmuesin e Atalantës.

“Calciomercato.com” pretendon se negociatat po përparojnë mes klubeve, megjithëse çmimi i kërkuar prej 15 milionë eurosh nga Atalanta konsiderohet shumë i lartë për një 31-vjeçar.

Kolumbiani ka shënuar 98 gola dhe 48 asistime në 280 paraqitje në Serie A, ku ka luajtur për Udinese, Leçe, Sampdoria, Fiorentina dhe Atalanta.

Sezonin e kaluar, ai kontribuoi me 14 gola dhe 10 asistime në 39 ndeshje zyrtare për klubin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat