Bekaj: Tirana rivale me të gjithë

Futboll

Bekaj: Tirana rivale me të gjithë

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 11:23
Bekaj

Tirana e nis mbrojtjen e titullit kampin nga Kukësi dhe para mediave sot ka dalë portieri Visar Bekaj. Fillimisht ai është nagcmuar për të ardhmen e tij. “Do të jem te Tirana për të paktën edhe një sezon. Kam kontratë dhe do ta respektoj deri ditën e fundit”, tha portieri i Kosovës.

“Çdo vit kampionati bëhet edhe më i vështirë këtu në Shqipëri. Tirana gjithmonë e ka synuar vendin e parë që të shpallet kampion”, shtoi Bekaj në lidhje me objektivat, ndërkohë që vijoi të fliste.

“Shpresoj që me këtë grup që kemi, me këto lojtarë që janë afruar së fundmi, të kemi edhe më shumë përmirësim.

Jemi duke u përshtatur me njëri-tjetrin, edhe pse 70% i ekipit ka mbetur. 30% është duke u kuptuar mirë me grupin tjetër të skuadrës. Rivali ynë për titull? Të gjithë janë kundërshtarët e Tiranës, nuk ka kundërshtar të lehtë”, tha portieri Bekaj

Ai bëri edhe një koment në lidhje me golashënuesin më të mirë të skuadrës: “Seferi është futbollisti më i mirë i kampionatit dhe do të jetë një mungesë e madhe nëse largohet. Gjithsesi kemi lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë shumë mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat