Kryendeshja në Podujevë

Futboll

Kryendeshja në Podujevë

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 17:46
Kryendeshja në Podujevë

Elita e futbollit të Kosovës këtë fundjave vjen me ndeshjet e javës së dytë, xhiro që do të sjell disa sfida interesante.

Federata e Futbollit të Kosovës, tashmë ka publikuar gjyqtarët e kësaj fundjave.

Kryendeshja e kësaj xhiro luhet të shtunën pasdite në ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku Llapi përballet me Trepçën ’89, ndeshje kjo që do të gjykohet nga arbitri Genc Nuza.

Të njëjtën ditë nënkampionia e Kosovës, Drita do të kërkojë fitoren e parë në këtë sezon të garave kundër Dukagjinit. Drejtësinë në këtë duel do ta ndajë Mentor Ajeti.

Edhe e diela pasdite sjell disa ndeshje interesante, ku spikat dueli mes Ferizajt dhe Prishtinës, ndeshje në të cilin do të referojë arbitri Erdall Zasella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat