Balotelin do ta drejtojnë 3 shqiptarë, sulmuesi lë Turqinë pas zënkës...

Futboll

Balotelin do ta drejtojnë 3 shqiptarë, sulmuesi lë Turqinë pas zënkës...

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 22:33
Baloteli

Pamjet e Mario Balotelit teksa bën sherr me trajnerin e tij Vinçenco Montela, do të jenë të fundit të sulmuesit italian si pjesë e futbollit turk. SuperMario ka lënë përfundimsiht Adanaspor në Turqi dhe tashmë ka nisur një aventurë të re, teksa është prezantuar te skuadra e Sionit.

Baloteli kishte kërkuar prej kohësh të transferohej në Sion, pasi synonte të ishte afër djalit të tij të lindur nga lidhja me një financiere që jetonte në Zvicër. Negociatat vazhduan gjithë verës dhe u finalizuan sot, me firmën dhe njoftimin e klubit të sion për kontratën dyvjeçare që erdhi në darkë.

Atje, Balotelin do ta drejtojnë tre shqiptarë, duke filluar nga trajneri Paolo Tramexani i cili mori nënshtetësinë shqiptare gjatë viteve kur ishte asistenti i Xhani De Biazit te Shqipëria.

Ndihmëstrajner në pankinë te Sion është ish-mesfushori i Shqipërisë, Burim Kukeli, ndërsa video analist, është ish-pjesëtari i stafit teknik të Laçit, Sero Noka. Duke pasur parasysh precedentët e sulmuesit italian, dy vitet e ardhshme te Sioni do të jenë padyshim argëtues dhe impenjativë për shqiptarët e Sionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat