Benzema mund të kthehet për derbin

Futboll

Benzema mund të kthehet për derbin

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 16:07
Benzema

Karim Benzema do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Real Madridit, por mund të kthehet për derbin me Atletico Madridin, sipas Carlo Ancelottit.

Trajneri italian të shtunën përpara ndeshjes së Los Blancos me Real Mallorca, ka thënë se francezi mund të kthehet në pak më shumë se një javë.

"Ne nuk do ta detyrojmë Benzemën. Ai sigurisht nuk do të luajë kundër Leipzigut, por më pas do të shohim për derbin", është shprehur Ancelotti. 

Benzema doli me një dëmtim në gju gjatë fitores 3-0 të Madridit ndaj Celtic në ndeshjen hapëse të grupeve të Ligës së Kampionëve të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat