Trajneri i Izraelit nuk e fsheh gëzimin pas fitores ndaj Shqipërisë

Futboll

Trajneri i Izraelit nuk e fsheh gëzimin pas fitores ndaj Shqipërisë

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 23:48
Izraeli

Alon Hazan, trajneri i Izraelit, ka arritur të bëjë një mrekulli të mirëfilltë me këtë përfaqësuese pasi brenda një periudhe të shkurtër ka arritur të kthejë entuziazmin e publikut dhe të sigurojë Ligën A në Ligën e Kombeve, pa harruar edhe play-off të Europianit. Gjithçka erdhi pas fitores 2-1 ndaj Shqipërisë, të cilën ai e ka komentuar shumë i entuziazmuar.

“Sot është si nata e Vitit të Ri, doja t’i bëja njerëzit të lumtur sepse e meritojmë. Këta futbollistë investojnë shumë, japin nga vetja. Jam krenar për ta dhe jam i lumtur për futbollin izraelit.

Jam më së shumti i lumtur sepse zakonisht jemi ne ata që humbasim në minutat e fundit, por mund të besoni se gjërat mund të bëhen pozitivisht dhe fakti është që ia dolëm.

Unë jam i emocionuar jo për veten time, por për ekipin, sepse pësuam një gol dramatik dhe prapë u kthyem dhe fituam.

Doja t’i ktheja popullit kombëtaren dhe kur ai identifikohet me të, u jep lojtarëve forcë në fushë edhe kur janë të lodhur.

Këtë vit po bëjmë gjëra që ndryshojnë karakter, këta fëmijë meritojnë gjithë respektin. Edhe kur shqiptarët ishin dominantë dhe na bënin presion, ne dinim të ktheheshim dhe të luanim lojën tonë dhe nuk u bëmë presion. Unë jam më i lumturi në botë. Ne dominuam shumicën e fazave të lojës dhe djemtë këtu bënë një spektakël.

Pësuam një gol vërtet të mrekullueshëm dhe jam shumë i lumtur që pas tij, kur ata ishin entuziastë dhe kërkonin fitoren, arritëm të shënonim. Gjithmonë kemi diçka për të përmirësuar. Shqipëria shënoi një gol që nëse do të isha në shtëpi do ta duartrokitja. Për kënaqësinë time, ne arritëm të shënonim dhe të gjithë dhanë maksimumin dhe luajtën pa ndjenja inferioriteti”, tha Hazan.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat