Ushtroi dhunë seksuale mbi vajzën shqiptare, Ministria Italiane e Drejtësisë kërkon ekstradimin e ish-futbollistit të Milanit e Realit

Futboll

Ushtroi dhunë seksuale mbi vajzën shqiptare, Ministria Italiane e Drejtësisë kërkon ekstradimin e ish-futbollistit të Milanit e Realit

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 22:51
Robinjo

Në 22 janar të vitit 2013, një grua shqiptare u dhunua seksualisht nga ish-futbollisti brazilian, Robinjo, me këtë të fundit që u dënua me 9 vite heqje lirie në Brazil, në 19 janar të këtij viti.

Ministria Italiane e Drejtësisë ka kërkuar së fundmi, ekstradimin e ish-futbollistit të Realit, Mançester Sitit dhe Milanit,  së bashku me mikun e tij, Rikardo Falko, i cili ishte pjesë e këtij krimi, në mënyrë që dënimin ta kryejnë në shtetin fqinj.

Pritet që të dy ata të mos dorëzohen, pasi Kushtetuta braziliane nuk e lejon ekstradimin e qytetarëve të saj.

Kështu që çdo gjë do t’i mbetet autoriteteve braziliane nëse do t’i përgjigjen kërkesës së Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat