Van Gaal dhe Holanda para provës

Futboll

Van Gaal dhe Holanda para provës

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 14:05
Van Gaal dhe Holanda para provës

Raundi i 1/8-tave të Katar 2022 do të nisë të shtunën në orën 16:00 me ndeshjen e parë Holandë – SHBA. “Tulipanët” konsiderohen favoritë në letër, megjithatë amerika zhvilloi tre ndeshje të mira në grupe duke mos përsuar asnjë humbje edhe pse përballë kishte një skuadër të fortë si Anglia.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, trajneri Louis Van Gaal vlerësoi kundërshtarin, por ai deklaroi se synimi i skuadrës së tij është vetëm për të fituar.

“SHBA është një shembull i përsosur i një ekipi të mirë. Ka skuadra që nuk janë një ekip i mirë, por që kanë cilësi më të lartë individuale. SHBA ka një grup të mirë lojtarësh dhe është një ekip me shumë energji. Lojtarët e tyre harxhojnë shumë energji dhe japin më të mirë në lojë. Por ne do të bëjmë gjithçka për t’i mundur ata”.

Në fazën me eleminim direkt një rëndësi të madhe marrin edhe gjuajtjet e penalltive. Louis Van Gaal është i vetëdijshëm për rëndësinë e tyre, pasi Holanda humbi një rast të artë për të arritur në finale në 2014 teksa Argjentina e mundi me penallti me rezultatin 4-2.

“Penalltitë janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Ne humbëm finalen në 2014-tën për shkak të penalltive, pavarësisht se ishim një ekipi më i mire në sfidën përballë Argjentinës.

Unë i kam kushtuar shumë vëmendje penalltive në mënyrë që gjuajtësit e penalltive dhe portieri të kenë më shumë besim këtë herë”, u shpreh Van Gaal.

Në rast se Holanda do të kualifikohet më tej, në çerekfinale do të përballet me fituesin e sfidës Argjentinë – Australi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat