Tifozët shqiptarë: Nuk do të fitojë Serbia sa të jenë këmbët e Shaqirit dhe Xhakës... 

Futboll

Tifozët shqiptarë: Nuk do të fitojë Serbia sa të jenë këmbët e Shaqirit dhe Xhakës... 

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 16:04
Xhaka e Shaqiri

Sonte në Doha do të ballafaqohen ekipi i Zvicrës dhe Serbisë, që ka zgjuar interesim dhe kureshtje të madhe. Një ndeshje më shumë se një ndeshje futbolli.  Një ndeshje që sjell emocione të mëdha jo vetëm në Zvicër por kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Serbet thonë se do të fitojnë, kurse zviceranët dhe shqiptarët thonë se do të fitojnë më të mirët! Tifozët shqiptarë: S’ka shanse të fitojë Serbia sa te jenë këmbët e Shaqiri dhe Xhakës 

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pritet të startojnë nga minuta e parë, si gjithmonë për kombëtaren e Zvicrës.

Dy emra që dridhën Kaliningradin me 22 qershor të vitit 2018, ku errësuan Beogradin dhe Serbinë në minutën e 90-të, mposhtën Serbinë me rezultat 2:1 dhe e eliminuan nga Kampionati Botëror. Golat e Xhakës dhe Shaqirit, gjithmonë do të mbesin në kujtesën e secilit shqiptar, ndërsa serbët, gjithmonë do t’i kujtojnë golat e nokautit në Kaliningrad.

Sot në orën 20.00 në stadiumin “974” në Doha, Zvicër – Serbi, një finale për vend të dytë. Brazili kryeson me 6 pikë, pasojnë Zvicra 3, Kameruni 1 dhe Serbia me 1 pikë. Xhaka e Shaqiri me shokë, o sot o kurrë, nxirrni Serbinë jashtë Kampionatit Botëror! Sot është mbrëmja juaj, fitorja nuk ka të paguar, do të jetë festë e dyfishtë, përveç kualifikimit edhe eliminimi i Serbisë.

Një dite para ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë, gazeta zvicerane Le Canton27 ka zhvilluar intervista me tifozët zviceranë, serbë dhe shqiptarë në Zvicër. Asnjë zviceran dhe shqiptar nuk thanë se do te fitojë Serbia, por as serbët nuk thanë se do te fitojë Zvicra. Secili thoshte se “ne do të fitojmë”.

Ana Roch, deputete në Gjenevë, për gazetën zvicerane Le Canton27.ch ka thënë se pritet një lojë interesante që besoj se do të fitojnë me të mirët. Ajo thotë nuk fsheh dëshirën se Zvicra do të fitojë 1:0 përballë Serbisë. Ndërsa një serb në Bernë që deshi te mbetet anonim tha se Serbia do të fitojë përballë Zvicrës.  

“Sot do t’i tregojmë zviceranëve dhe shqiptarëve se kush është Serbia ka thënë A.M. Ndërsa Mehemtali Arifi, Haqif Haziti, Naim Avdyli, e disa nga Kosova në Zvicër të cilët me padurim po e presin ndeshjen e sotme kanë thëne se “nuk ka shanse Serbia të fitojë përderisa aty të jenë këmbët e shqiptarëve dhe Xhakës e Shaqirit..”.  Madje sipas tyre Zvicra nga Serbia do të fitojë 3:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat