Kujtim Shala, i pari shqiptar: Rrezikova shumë, për këtë arsye kroatët janë falënderues! 

Futboll

Kujtim Shala, i pari shqiptar: Rrezikova shumë, për këtë arsye kroatët janë falënderues! 

Nga: K. Goca Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 21:14
Kujtim Shala, i katërti nga e djathta me kombëtaren kroate, me 17 tetor të vitit 1990

Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, është krenar që është i pari shqiptar, që ka veshur fanellën e kombëtares së Kroacisë pikërisht me 17 tetor të vitit 1990, një vit para vdekjes së Jugosllavisë artificiale.

Ish futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Partizanit të Beogradit, Prishtinës, Dinamos së Zagrebit, skuadrave të njohura gjermane e franceze, tregon pse iu është falënderues kroatëve. 

“Isha i pari Shqiptare qe luajta për Kroacinë.

Ndeshja Historike me SHBA-në, 1990!

Rrezikova shumë, për këtë arsye kroatët janë falënderues”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat